Bletët 🐝janë insektet më të rëndësishme pjalmuese dhe ndërvarësia e tyre me bimët i bën ato një shembull të shkëlqyer të simbiozës që është e dobishme për të dyja palët. 🌸Bletët janë miqësore me mjedisin dhe janë jetike si pjalmuese. Çdo vit, bletët polenizojnë rreth 10 miliardë dollarë të mbjella vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Bletët jetojnë në shoqëri e cila në një zgjua mund të ketë prej 10-70 mijë individë varësisht prej sezonit. Në zgjua dallohen mbretëresha (mëmëza), meshkujt dhe punëtoret të cilat janë me numrin më të madh.
Mbretëresha apo mëmëza, e cila është vetëm një, dallohet prej bletëve të tjera, sepse ka trup më të madh, bark më të gjatë dhe krahë më të shkurtër. Varësisht nga sezoni ajo pjell deri ne 2000 veze, mirëpo mëmat e seleksionuara e arrijn edhe deri ne 3000 numrin e vezëve. Bleta mbretëreshe ka një instinkt i cili e bën te dalloje larvat qe do bëhen blete punëtore, meshkuj apo mbretëresha. Kur ajo e kupton se është gati te linde një mbretëreshe tjetër e mbyt larvën. Meshkujt mbyten në dimër nga bletët punëtore për arsyen se nuk janë te afta te sigurojnë ushqim. Kjo bën qe ata te hane sasinë e mjaltit qe bëjnë bletët.