mobile-menu

Ndjeheni të rrezikuar?

Na Telefononi 0692063009

Dezinfektim shtëpie dhe vile DDD është shërbimi ideal për të garantuar një ambient të pastër, të sigurt dhe të mbrojtur për ju dhe familjen tuaj. Gjithashtu kompania Truly Nolen ofron sherbime Deratizim shtëpie dhe vila dhe Dezinsektim shtëpie dhe vile.

 

Higjiena e banesës është një nga faktorët më të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit, ndaj ekipi ynë ofron zgjidhje profesionale të përshtatura për çdo lloj banese, duke përfshirë apartamente, shtëpi private, vila dhe rezidenca. Me produkte të certifikuara dhe teknika moderne, sigurojmë një proces efektiv që eliminon mikroorganizmat dhe ndihmon në krijimin e një ambienti më të shëndetshëm.

 

Inspektimi i ambientit

Çdo shërbim fillon me një inspektim të detajuar të pronës për të identifikuar zonat që kërkojnë trajtim të veçantë. Gjatë kontrollit vlerësohen kuzhina, banjat, dhomat e gjumit, sallonet, magazinat, bodrumet, garazhet dhe çdo hapësirë tjetër ku mund të krijohen kushte për zhvillimin e baktereve, mykut ose mikroorganizmave të tjerë.

Nëse bëhet fjalë për një vilë, inspektohen gjithashtu verandat, oborri, ambientet ndihmëse dhe hapësirat e jashtme, në mënyrë që trajtimi të jetë sa më i plotë dhe efektiv.

 

Trajtimi profesional për shërbimin dezinfektim shtëpie

Pas përfundimit të inspektimit, tekniku ynë përgatit planin e trajtimit sipas karakteristikave të banesës. Dezinfektim shtëpie dhe vile kryhet duke përdorur produkte profesionale dhe metoda të sigurta për familjet, fëmijët dhe kafshët shtëpiake, kur respektohen udhëzimet e përdorimit.

Procesi përfshin trajtimin e sipërfaqeve me kontakt të shpeshtë, si dorezat e dyerve, tavolinat, banakët, shkallët, parmakët dhe ambiente të tjera ku grumbullohen mikroorganizmat. Çdo ndërhyrje realizohet me kujdes maksimal, pa dëmtuar mobiliet apo materialet e banesës.

 

Përfitimet e dezinfektimit

Një program i rregullt dezinfektimi për shtëpi dhe vila ndihmon në uljen e rrezikut nga bakteret, myku dhe mikroorganizmat e dëmshëm, përmirëson cilësinë e ajrit në ambiente të mbyllura dhe krijon një hapësirë më të sigurt për të gjithë familjen. Ky shërbim rekomandohet veçanërisht pas rikonstruksioneve, përpara ose pas zhvendosjes në një banesë të re, pas përmbytjeve, si edhe në rastet kur banesa ka qenë e pabanuar për një periudhë të gjatë.

 

Pse të na zgjidhni?

Me përvojë shumëvjeçare dhe staf të trajnuar, ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për çdo klient. Përdorim pajisje moderne dhe produkte me cilësi të lartë për të garantuar rezultate afatgjata dhe standarde të larta higjiene. Qëllimi ynë është që çdo klient të ndihet i sigurt në shtëpinë e tij, duke përfituar nga një shërbim profesional, i shpejtë dhe i besueshëm.

 

Foto nga dezinfektimi i shtëpive dhe vilave

Dezinfektim shtepie

Fotot më poshtë tregojnë disa nga ndërhyrjet që ekipi ynë ka realizuar në banesa private dhe vila. Çdo projekt trajtohet me kujdes dhe profesionalizëm, duke respektuar nevojat e familjes dhe karakteristikat e çdo ambienti. Kur zgjidhni dezinfektim shtëpie dhe vile, zgjidhni një zgjidhje të besueshme për një ambient më të pastër, më të sigurt dhe më të shëndetshëm.

Dezinfektim vile

Cakto një telefonatë

Plotësoni fushat e mëposhtëme dhe stafi ynë do ju telefonoj në lidhje me kërkesën tuaj për informacione të mëtejshme apo një takim nga afër.

Informacione kontakti