mobile-menu

Ndjeheni të rrezikuar?

Na Telefononi 0692063009

Ndërtesat Industriale

Ndërtesat dhe magazinat industriale, për shkak të natyrës së biznesit, shpesh lihen të ekspozuara ndaj një sërë presionesh nga dëmtuesit. Shpesh herë dyert, portet e transportit dhe pranimit, punëtoritë e hapura dhe një sërë elementësh të tjerë e bëjnë më të lehtë hyrjen e dëmtuesve. Për fat të mirë, me vite përvojë, Truly Nolen ka një program trajtimi për të minimizuar numrin e dëmtuesve në ndërtesa dhe magazina.

Inspektimi

Çelësi për trajtimin e duhur të objektit tuaj vjen nga një inspektim i plotë i thelluar duke e përshtatur me nevojat unike të objektit tuaj. Tekniku do të përcaktojë se cilat metoda do të kontrollojnë në mënyrë proaktive dëmtuesit tuaj në mënyrë më efektive bazuar në mjedisin apo vendin ku ndoheni, inavzionin e dëmtuesve, mallrat e objekteve tuaja, kërkesat e auditimit dhe nevoja të tjera.

Shërbimi

Qasja jonë e shërbimit për ndërtesat industriale dhe magazinat bazohet në një fushë shërbimi të krijuar nga një prej teknikëve tanë të trajnuar dhe të certifikuar. Shërbimi i përgjithshëm do të përbëhet nga një shumëllojshmëri materialesh të aplikuara siç duhet në brendësi dhe në pjesën e jashtme të ndërtesës. Pas përfundimit të shërbimit, profesionisti i shërbimit do të komunikojë gjetjet dhe trajtimin e tij në formë elektonike.

Fotot e inspektimit të ndërtesave industriale

Ndërtesat industriale përballen me të gjitha llojet dëmtuesve. Shikoni fotot tona më poshtë!

  • Go Previous
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • Go Next