Në vitin 2006 me idenë e ruajtjes së shëndetit publik ku edhe sipas LIGJIT NR. 02/L-78 shërbimet e Dezinfektimit, Dezinsektimit dhe Deratizimit i konsideroheshin me prioritet të lartë, vendosëm të hapim një kompani vendore duke u furnizuar me paisje dhe preparate kimike nga disa shtete fqinjë. Ne morrëm disa klient dhe filluam të jepnim shërbime por pa u bërë dhjetë ditë pranonim telefonata me ankesa nga klientët edhe pse bënim përpjekje maksimale për të ofruar shërbime cilësore duke aplikuar preparate kimike të markave të njohura botërore!
Kjo situatë na shtynte që në vazhdimësi të kërkonim literatura të ndryshme apo trajnime online për të mesuar më shumë rreth këtij shërbimi sepse në vendit tonë nuk egziston ndonjë literaturë shkencore apo metodologji për kontrollin e insekteve,brejtësve, zogjëve etj andaj pa këtë njohuri nuk mund të ofronim zgjidhje të problemit pa varësisht preparateve kimike. Gjatë kërkimeve dhe kontakteve të ndryshme në atë kohë, pamë webfaqen zyrtare të Truly Nolen dhe që në fillim na pelqeu makina me pamje miu, logo e tyre dhe përvoja shumëvjeqare. Ishte pra viti 2008 ku pas shumë negociatave dhe kërkesave nga kompania amë morrëm ekskluzivitetin për Kosovë. Ne e dinim se Truly Nolen do të dallohej në vendin tonë dhe do të na jepte imazh që nuk do të mund ta kishim në automjetet tona aktuale dhe menjëherë blemë një makinë. Reagimi ishte fenomenal. Vazhdimisht qytetarët na afroheshin për të bërë foto kudo që shkonim. Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Shumë klientë të rinj na thonin se u pëlqente të shihnin ‘makinat’ tona në të gjithë qytetin.
Makina e miut dhe sherbimet cilësore janë një pjesë integrale e rritjes sonë dhe ne jemi shumë të kënaqur që morëm vendimin për të qenë pjesë e familjës Truly Nolen.
1. Viti 2011: Dëbimi dhe parandalimi i sorrave në një pjese të madhe të qytetit të Gjakovës. Kliko për të Lexuar artikullin: https://trulynolen-ks.com/wp-content/uploads/2022/01/gazeta_zeri_sorrat_gjkakove.pdf
2. Viti 2012: Zgjidhja e problemit të një periudhe të gjatë me bubashfaba në tërë repartet e QKUK-së. Deri në këtë vit pacientët blenin preparate kimike të rrezikshme dhe bënin dezinsektim në mënyrë vetanake duke tentuar që të liroheshin nga këto insekte të cilat shumohen shpejtë dhe në numër të madh, janë të bezdishme dhe bartëse të shumë sëmundjeve.
3. Viti 2013-2016: Eliminimi i rriqërave, bartëse të etheve hemoragjike Krime-Kongo në 12 nga 44 fshtra të Komunës së Malishevës. Këtë sukses e arritëm në radhë të parë falë përkushtimit të madh në këtë qështje, përdorimit të paisjeve më të sofistikuara, preparateve kimike të qëlluara si dhe angazhimin e më se 55 teknikëve të cilët u trajnuan me kujdes dhe prezentimin e një videoje edukuese e cila u shfaq nëpër të gjitha ambulancat dhe ne shkollat e Malishevës. Rastet e pickimeve shënuan ulje nga 2578 në 1133 ndërsa numri i vdekjeve nga ethet hemoragjike u zvogëlua nga 18 raste në 0 raste. Për më shumë informata kliko për të pare grafikonin: https://trulynolen-ks.com/wp-content/uploads/2022/01/numri_i_vdekjeve_1999-2013_dhe_2013-2016-2.pdf
4. Viti 2018-prezent: Përmes dezinsektimit hapësinorë, arritëm të mbajmë nën kontrollë situatën epidemiologjike nga përhapja e sëmundjës West Nil i bartur nga mushkonjat. Për më shumë informata kliko për të parë grafikonin: https://trulynolen-ks.com/wp-content/uploads/2022/01/raporti_2018.pdf
5. Viti 2020-Prezent: Në muajin shkurt pas shpalljes së gjendjës pandemike nga Organizata botërore e shëdetësisë vullentarisht për një periudhë 2 mujore cdo dit bëm dezinfektimin e klinikës së sëmundjeve ngjitëse infektive ku trajtoheshin të infektuarit me Covid-19 me qëllim të ruajtjes së shendetit të mjekëve dhe infermiereve tanë. Më pastaj me 14.Prill.2020 si donacion ndërtuam dhe dorëzuam një tunel dezinfektues profesional pranë kësaj klimike me parametra të sakta të madhësisë, spërkatjës dhe aplikimit të dezinfektuesit adekuat. Qëllimi ishte dezinfektimi i tërsishëm trupor i të gjithë personelit shëndetësor dhe vizitorëve të cilët vizitonin të afërmit e tyre të infektuar qe ishin të shtrirë në klinikën e sëmundjeve ngjitëse infektive. Ky tunel është i vetmi që akoma mirëmbahet dhe mbushet do 3-5 ditë me 500 litra solucion dezinfektues pa pagesë dhe do të qëndroj aty deri në përfundim të pandemisë. Kliko për të parë fotografi: https://trulynolen-ks.com/wp-content/uploads/2022/01/porta_dezinfektuese.pdf
Kliko këtu për të lexuar Ligjin për Shëndetësi Publike https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2573